Flash

Dalin pozitivë me COVID-19 edukatorja dhe sanitarja, mbyllet çerdhja në Berat

Lapsi.al 9 October 2020
Dalin pozitivë me COVID-19 edukatorja dhe sanitarja, mbyllet çerdhja

Kanë rezultuar të infektuara me Covid-19, dy punonjëse të Zyrës së Gjendjes Civile të Rajonit nr.3 në Berat. Punonjëset rezultojnë të jenë asimtomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ato e kishin kryer tamponin në 5 tetor dhe që prej asaj dite ishin karantinuar,në pritje të përgjigjes së tamponëve që mbërritën pasditen e djeshme “pozitiv” për të dyja punonjëset.

Të prekura nga koronavirusi janë konfirmuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes “Donika Kastrioti” në Berat. Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar “pozitiv” janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kesaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët.

Të njëjtat burime konfirmojnë se DSHP është në pritje të përgjigjeve të tamponëvë të marrë në dy klasa të gjimnazit ‘Bab Dudë Karbunata”, të edukatoreve e sanitareve të kopshtit “10 Korriku” dhe të sfatit të mjekëve e infermirëve në Qendrat Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat. Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 128, ndërkohë që përgjigjet e mbërritura pasditen e djeshme janë tamponet e kryer nga DSHP deri në dt.6 tetor.

Të këshilluara

Hoti publikon letrën e dërguar nga Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë një letër disa ditë më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump e ka falenderuar Hotin për pjesëmarrjen...

11:56

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI