Flash

Dendias: Greqia e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin euro-atlantik

Lapsi.al 9 October 2020
Dendias: Greqia e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në

Me të mbërritur në Prishtinë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Athina zyrtare po shikon përpara për të vendosur marrëdhënie me Kosovën. Kryediplomati grek theksoi se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon. Ai tha se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjësh. I pyetur nëse ka shpresë që Greqia të njohë së shpejti Kosovën, ministri i jashtëm grek deklaroi se kjo nuk është çështje shprese.

“Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon. Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve", tha Dendias. Ministri grek, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë”, tha kryeministri Hoti.

Të këshilluara

Hoti publikon letrën e dërguar nga Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë një letër disa ditë më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump e ka falenderuar Hotin për pjesëmarrjen...

11:56

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI