Flash

Kriza nga pandemia, operatorët turistikë i shkruajnë letër Ramës: Duam mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë

Lapsi.al 8 October 2020
Kriza nga pandemia, operatorët turistikë i shkruajnë letër

Operatorët turistikë i kanë drejtuar zyrtarisht qeverisë një paketë propozimesh për ndihmë në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID 19, që ende po godet këtë sektor.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ministres së Financave Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Shoqata e Turoperatorëve kërkon mbështetje të veçantë për këto biznese dhe agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik qe janë edhe grupimi më i prekur dhe pothuajse pa aktivitet gjatë gjithë vitit.

Turoperatorët propozojnë që paketa e ripunësimit të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar, pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot.

Gjithashtu, kërkohet mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë.

Një tjetër kërkesë e operatorëve turistikë është mbështetja me skemë të veçantë për sektorin, siç është zbatuar edhe nga shumë vende fqinje.

Letra me propozime drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të linjës:

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI