Policia italiane në La Spezia ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili duke hyrë nëpërmjet tubacioneve të gazit vodhi një apartament.
Media italiane raportojnë se ngjarja daton në fund të vitit 2013 kur shqiptari, me dy bashkëpunëtorë, përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro.
37-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar në mungesë me 4 vite heqje lirie.