Flash

Varhelyi: Kosova ka plotësuar kushtet për viza

Lapsi.al 8 October 2020
Varhelyi: Kosova ka plotësuar kushtet për viza

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Avdullah Hoti, foli rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Varhelyi u shpreh se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë e lehtë.

“Kushtet (për liberalizim), siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por siç e theksova duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë. Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos kete krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit etj… Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI