Flash

Basha në takim me taksistët: Plani ynë parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm

Lapsi.al 7 October 2020
Basha në takim me taksistët: Plani ynë parashikon një

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar ditën e sotme disa taksistë, për të cilët shprehet dhe se janë kategoria e biznesit të vogël më e goditur nga karantina.

Ai gjithashtu është shprëhur se parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

“Sot u ndala në disa pika të Tiranës, ku u takova dhe bisedova me taksistë, të cilët janë ndër kategoritë e biznesit të vogël më të goditura nga karantina dhe nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vendin në çdo sektor të ekonomisë.

Taksistët shqiptarë paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme. Shërbimi i taksive në Shqipëri është një shërbim model krahasuar me rajonin, ndërsa trajtimi grabitqar nga qeveria i ka rrënuar ekonomitë e tyre modeste.

Këto probleme të taksistëve sot janë në fakt problem i gjithë sipërmarrjes së vogël. Ndaj dhe propozimi dhe plani ynë me 5 pika për këtë sektor, sektorin e biznesit të vogël parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

Nuk është një shumë marramendëse që nuk përballohet dot nga buxheti i shtetit, nëse hiqet dorë nga vjedhja dhe shpërdorimi që vazhdon dhe sot që flasim me afera korruptive të përditshme. Edhe sipërmarrja mund të ndihmohet edhe njerëzit që kanë humbur vendin e punës mund të ndihmohen me 160 mijë lek në muaj edhe ata që rimerren në punë mund të ndihmohen duke i dhënë punëmarrësit që i rimerr në punë 200 mijë lek për t’i rimarrë në punë ata që është detyruar t’i heqë gjatë pandemisë edhe pensionisti mund të përfitojë atë 20 mijë lekësh për të bërë shpenzimet shtesë të pandemisë.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon heqjen e taksës "Rama" për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe rikthimin e konkurrencës së ndershme. Bashkë do t’i rikthejmë frymëmarrjen edhe këtij sektori të ekonomisë”, shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI