Flash

PD padit për herë të dytë brenda javës Erion Veliajn

Lapsi.al 7 October 2020
PD padit për herë të dytë brenda javës Erion Veliajn

Partia Demokratike ka paditur edhe njëherë për shpifje kryebashkiakun e Erion Veliaj për deklaratat e tij ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha

Të dielën Veliaj sfidoi Bashën për ta hedhur në gjyq për deklaratat dhe duket se përgjigjia ka ardhur disa ditë më pas. Veliaj ka deklaruar se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.

"Partia Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tolerojë më asnjë nga akuzat që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po artikulon shpesh kundër kreut të opozitës. Në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, Erion Veliaj, është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se shkak janë bërë disa akuza të reja të kryebashkiakut të Tiranës.Veliaj ka thënë se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”. Pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës- siç thuhet në padi- janë edhe akuzat e Veliajt se “PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë. Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme. “Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.”-thuhet në kallëzimin e ri penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj", shkruan Partia Demokratike.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI