Flash

"O je shtatzanë, o nuk je shtatzanë", sarkazma e Metës me ambasadat për "5 Qershorin"

Lapsi.al 6 October 2020
"O je shtatzanë, o nuk je shtatzanë", sarkazma e Metës

Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE nuk patën një reagim direkt për të mbrojtur marrëveshjen, të cilës i dolën garant, kur Rama ndryshoi Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Gjatë intervistës së tij për “Tempora” me gazetaren Sonila Meço, presidenti Meta u pyet për reagimin hezitues të ndërkombëtarëve dhe kur foli për vendin ku u firmos ajo, rezidenca e ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i shtetit lëshoi batutën e rradhës.

Ilir Meta: Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Dhe kjo krizë është artificial, e kam thënë dhe më parë”

Sonila Meço: Cila krizë? Se ka disa…

Ilir Meta: Ka krizë më të madhe se sa politikanët që firmosin një marrëveshje dhe pas disa ditësh shkelin marrëveshjen që firmosin. Një politikan edhe kur e thotë një gjë në publik, duhet ti qëndrojë.

Sonila Meço: Nuk janë ndryshime, janë shtesa, thotë arbitri…

Ilir Meta: Tani arbitër është populli shqiptar, të lutem. U lodhëm me këto muhabete, me këto historira.

Sonila Meço: Aty u nënshkrua dhe marrëveshja zoti Meta. E mbani mend ju ku u nënshkrua? As në territor shqiptar jo, në territor amerikan.

Ilir Meta: Nuk e di ku është nënshkruar, por unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh.

Të këshilluara

Riatdheson nga Lioni i Francës 25 shqiptarë

25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, të cilët ishin refuzuar, janë riatdhesuar. Sipas policisë, këta shtetas kishin kërkuar azil në Lion, mirëpo kë...

15:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI