Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh pë rininë shqiptare, nisur nga prirja drejt emigracionit të këtyre të fundit. Ai u shpreh se ata nuk duhet të dorëzohen përpara vështirësive të kohës.
“Epopeja e kodrës së kuqe ishte një legjendë patriotizmi dhe trimërie, zgjoi aspiratën për liri dhe shtoi urrejtjen ndaj armikut. Nën këtë moto edhe unë do doja që populli shqiptar sidomos rinia të mos dorëzohen nga vështirësitë e kohës, por të qëndrojnë në lartësitë e detyrave të historisë, të kërkojë bukuritë e jetës në këto troje që janë mbrojtur me gjakun e heronjve më të mirë”, tha Meta.
Deklarata e Kreut të Shtetit u bë në ceremoninë e vlerësimit të Heronjve të Popullit dhe figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini, Muharrem Llanaj e Hatixhe Farka.