Presidenti Ilir Meta e ka ftuar në një përballje televizive kryeministrin Edi Rama, duke i sugjeruar që në të kundërt të largohet nga posti që mban.
Ai është shprehur në rrjetet sociale se transparenca është e vetmja rrugë.
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.
Transparenca e vetmja rrugë!
Dil në përballje ose largohu!”, shkruan kreu i shtetit.