Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë një letër disa ditë më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump e ka falenderuar Hotin për pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë.
“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.
Hoti nga ana tjetër e ka falenderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– SHBA!”, ka shkruar ai në Facebook.