Flash

Pas ngujimit të djeshëm, shtrohet në spital kryesindikalisti i naftëtarëve

Lapsi.al 9 October 2020
Pas ngujimit të djeshëm, shtrohet në spital kryesindikalisti i

Një ditë pasi vendosën që ta çojnë një hap më tej grevën e urisë duke refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj, është shtruar me urgjencë në spital në orët e para të mëngjesit, të kësaj të premte.Pas ndihmës së parë mjekësore, vetë Dautaj është shprehur sërish i vendosur për t’u rikthyer në ambientet e grevës dhe për të vazhduar protestën në mënyrën më ekstreme.

Ndërkohë, stafi mjekësor i spitalit të Mallakastrës bën apel për ndërprerjen e grevës nga ana e Dautajt, ashtu sikurse konfirmon se u është refuzuar të ndjekin shëndetin e grevistëve të tjerë të ngujuar. Ndonëse po janë në grevë urie prej 12 ditësh, përfaqësia e naftëtarëve ende nuk ka marrë asnjë përgjigje për kërkesat ekonomike të tyre, marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh.

Të këshilluara

Hoti publikon letrën e dërguar nga Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë një letër disa ditë më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump e ka falenderuar Hotin për pjesëmarrjen...

11:56

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI