Flash

Bëhet lëmsh Elisa Spiropali, ngatërron pushtuesit me dëshmorët

Lapsi.al 9 October 2020
Bëhet lëmsh Elisa Spiropali, ngatërron pushtuesit me

Elisa Spiropali ngatërroi pushtuesit me dëshmorët e vendit dje në emisionin Opinion.

Duke sulmuar Ilir Metën, Elisa Spiropali deklaroi Live se Presidenti është bërë si "gjenerali i ushtrisë së vdekur", për dekoratat që ai i dha Vojo Kushit dhe Vasil Laçit.

Problemi me krahasimin skandaloz të Spiropalit qëndron tek fakti që "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nga libri i Kadaresë ishte gjenerali i pushtuesve, i ushtrisë italiane. Figurat që u dekoruan nga Meta, për të cilat Spiropali po sulmonte këtë të fundit, kanë dhënë jetën në luftë ndaj pushtuesve.

Ky krahasim, më së pak skandaloz për një grua me vite në skenën politike, bëri që dy nga panelistët, Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli, apo dhe moderatori Fevziu ti tërhiqnin vëmendjen deputetes. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu. Sipas ...

09:06

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI