Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Kryeministri Edi Rama premton: Të gjitha bluzave të bardha iu rritet rroga me 40%

Lapsi.al 6 October 2020
Kryeministri Edi Rama premton: Të gjitha bluzave të bardha iu rritet

Edi Rama vazhdon tw premtojw rritje tw pagave pwr stafin mjekwsor nw vend. Sot kryeministri i tha se masa e rritjes do të jetë 40%.

Këtë deklaratë e bëri nën shoqërinë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa inspektonin punimet te spitali i ri i Fëmijëve, një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, pas dëmtimit që kjo godinë mori nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak besoj”,- tha kryeministri.

Ndërtimi i Spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 mln euro është një investim nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë fëmijë që trajton ky spital reference për pediatritë në të gjithë vendin.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të Kompleksit të Spitalit Pediatrik që përbëhet nga dy godina, Godina e re (Pediatria e Specializuar) u ndërtua rreth viteve 80′, ndërkohë që Godina e vjetër (Pediatria e Përgjithshme) u ndërtua në 1958 si dhe ndërtimin e një godine të re, per urgjencen, reanimacionin e pediatrise dhe sallat e kirurgjise se pediatrise, duke mundësuar aksesueshmëri, lëvizshmëri, krijimin e ambjenteve miqësore për fëmijët dhe kushte më të mira pune për personelin shëndetësor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI