Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

A do rikthehen protestat e opozitës? Bylykbashi: Tani po bëhemi gati për...

Lapsi.al 5 October 2020
A do rikthehen protestat e opozitës? Bylykbashi: Tani po bëhemi gati

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se “do të rikthehet në shesh” pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e ri Zgjedhor. I pyetur në emisionin “Open”, nëse PD do pranojë si Presidenti të zbresë në shesh, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se “opozita nuk do të lejojë maxhorancën t’i vërë flakën urës që të çon te dera e BE. Vendimet politike i merr opozita”.

Ai tha se pavarësisht sistemit, opozita përgatitet për të hyrë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur i bindur për fitoren.

“Hera e fundit që ka ndodh ndryshim të sistemit zgjedhor ka qenë viti 1998 dhe Kodi Zgjedhor i viti 2000. Një ndryshim rregullash themelore të njëanshme që prodhoi konflikte politike. Konflikti i madh politik të cilin ky zotëri po shkakton, Shqiptarët presin tu hapet dera e BE ai vë flakën urës që të çon te dera e BE.

Opozita këtë nuk do ta lërë të kalojë. Mos t’i hymë “si” sepse janë vendimmarrje politike. Opozita përgatitet tani që, pavarësisht sistemit zgjedhor, të fitojmë zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Me çfarëdo lloj sistemi do t’i fitojmë”, - tha Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI