Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Basha për garancinë sovrane: Të rishihet skema! 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë

Lapsi.al 6 October 2020
Basha për garancinë sovrane: Të rishihet skema! 6 muajt e

Lulzim Basha kërkoi që të rishihet skema e garancisë sovrane duke vendosur kushte të reja si përfitimi nga ata që kanë vërtet nevojë dhe me interesa të përballueshme.

Basha akuzoi qeverinë se gjatë karantinës nga garanci sovrane përfituan vetëm një grusht njerëzish apo oligarkët, por theksoi se 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë prandaj sipërmarrjet duhet të mbështeten.

Sipas tij, çdo sipërmarrje në Shqipëri duhet të përfitojë nga ky mekanizëm pavarësisht njohjeve dhe lidhjeve me qeverinë.

”Të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura.

E dyta, me kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë. Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Nuk janë ekonomia ata, ata shkatërrojnë ekonominë, garën dhe vendet e punës. Duhet që nga garancia sovrane të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. 6 muajt e ardhshme do jenë edhe më të vështira se ato të parat. Prandaj duhet të rishihen kushtet.” - tha Basha nga Fushë-Kruja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI