Flash

Spiropali i kthehet Hajdarit: Sa më shumë të godasësh foltoren aq më pak godet me fjalë dhe argumente

Lapsi.al 5 October 2020
Spiropali i kthehet Hajdarit: Sa më shumë të godasësh

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit bllokoi foltoren e Kvuendit dhe e goditi me grushte, duke kërkuar të ndërpritet seanca plenare për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nga vendi, Spiropali iu drejtua Hajdarit, duke i thënë se “sa më shumë të bërtasësh, aq më pak do ketë impakt tek njerëzit”.

“Sa më fortë të bërtasësh aq më pak dëgjohesh. Sa më shumë të godasësh foltoren aq më pak godet me fjalë dhe argumente. Po diskutojmë sikur jemi në një proces demokratik. Të tillë sjellje ta kishim lënë pas me ata që e lanë këtë Kuvend. Në këto katër vite që në krye kur u ngrit komisioni për reformën zgjedhore jemi përballur me këtë sjellje fëmijënore për opozitën jashtëparlamentare aspak etike dhe penguese. Nuk ka lidhje me procesin që duhet të ishte i shkurtër. Ne këtu po përjetojmë dhe pasojat e atij vendimi ekstrem që mori opozita për të dalë nga ky Kuvend. Fajin duan të na e lënë ne. Çfarë faji kemi që një opozitë vendos të braktisë institucionet dhe më pas t’i marrë peng ato përmes mekanizmave të tjerë ekstra ligjiorë. Mendoj se në përmbyllje të këtij procesi që do e votojmë duhet t’i japim fund njëherë e mirë krijimit të tryezave apo komisioneve apo këshillave që mundohen të mbajnë në këmëbë partitë në kurriz të qytetarëve. Kjo duhet të jetë e fundit herë që ne komunikojmë me mekanizma të tilla. E kanë bërë shprehi ata. Sa herë që duan të përfitojnë diçka nga sistemi shantazhojnë me protesta dhe dhunë e bomba molotov”, tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI