“Opozita do kontestojë çdo ndryshim antikushtetues”, ka qenë komenti i kryedemokratit Basha gjatë një takimi me bizneset në rrugën “Myslym Shyri”. Basha tha se qeverinë e Ramës nuk ka asnjë formulë që e shpëton nga humbja e zgjedhjeve.
“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse kjo bandë e ka katandisur kështu vendin. Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët”, tha kryetari i partisë demokratike. Ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor priten të kalojnë sot në Kuvend.