Flash

Tabaku në takim me bizneset në njësinë 3: Kriza thellohet, taksat rriten dhe bie konsumi

Lapsi.al 4 October 2020
Tabaku në takim me bizneset në njësinë 3: Kriza thellohet,

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka qenë sot në njësinë 3 për takime me bizneset, për të mësuar më tepër rreth kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.

Tabaku tha se nga ajo që sheh në terren, Shqipëria reale është ajo ku kriza vetëm thellohet, taksat rriten dhe bie konsumi.

Sipas saj plani me 5 pika i propozuar nga PD është shpëtimi i vetëm për biznesin dhe ekonominë.

"Gjatë takimeve me bizneset në njësinë 3 dëgjoje shqetësimet e qytetareve të lënë pas dore dhe një ekonomie në rënie sipër. Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përgjegjësie nga ana e qeverisë.

Kjo eshte Shqiperia reale, ajo e papunesise, mbylljes se bizneseve largimeve masive shume ndryshe nga ajo e grafikeve me ngjyra qe jane vecse ne mendjet e pushtetareve.

Të ngopur dhe lodhur me lugën bosh të propagandës bizneset dhe qytetarët kërkonin më shumë angazhim. Taksat e larta që u merren po iu jepen 5 personave në formën e PPP-ve dhe koncesioneve, bizneset mbyllen ndërkohë që malli ka mbetur i pashitur.

Bizneseve i shpjegova planin ekonomik të rimëkëmbjes me 5 pika që përfshin një pikë të veçantë për biznesin e tyre. Shpërndarjen e një çeku prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.

Të shumtë qenë ato biznese që u ankuan për largimin e të punësuarve si mungesë e të ardhurave nga bizneset. Edhe kjo është diçka që mund të zgjidhet lehtësisht përmes planit të rimëkëmbjes ekonomike. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. Sikundër dhe krijimin e Fondit të Punësimit për të mbështetur ata biznese që rimarrin në punë punëtorët me një pagesë prej 20 mijë lekësh në muaj për 6 muaj.

Biznesi është sot në një krizë të thellë. Rrugëdalja është plani jonë i rimëkëmbjes. Një alternativë me një vizion të qartë në shërbim të sipërmarrjes dhe jo oligarkëve. Një ofertë jo vetëm për shqiptarët që të dalin nga ky tunel por edhe për qeverinë që të mos agravojë situatën deri në Prillin 2021 ku shqiptarët do t’i japin përgjigjen e duhur neglizhencës dhe arrogancës.

Ditë më të mira do të vijnë për të gjithë. Shumica e heshtur dhe punëtore e vendit do të zgjedhë zgjidhjen e vetme përballë kësaj minorance që qeveris. Shqipëria në Punë është kredoja jonë dhe dëshira apo përpjekja e çdo shqiptari. Ata do të vendosin shpejt një herë e përgjithmonë të ardhmen", shkruan Tabaku.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI