Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Presidenti i Republikës Ilir Meta është zhveshur nga roli i tij dhe është zhytur në fushatë politike.
“Më vjen shumë keq, por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i Presidentit dhe njëherë tjetër dhe është zhytur në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi shpk-në e Monikës dhe tribusë së tij. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të një retorike që na turpëron ne të gjithëve si qytetarët të këtij vendi që vjen nga goja e presidentit tonë por që nuk duhet të çudisë askënd sepse Ilir Meta është kryetar i shtabit elektoral të opozitës që përdor për këtë, zyrën e Ppresidentit të Republikës”, deklaroi Rama.