Pas një videoje të publikuar nga presidenti Ilir Meta, ku kryeministri Edi Rama shfaqej duke e lavdëruar si dhe shumë i devotshëm ndaj tij, vjen një tjetër replikë nga ky i fundit.
Rama shkruan se nuk iu heq asnjë presje atyre që ka thënë 20 vite më parë për presidentin Meta.
“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”, shkruan Rama.
Video
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/667894634127126/?t=7