Flash

Presidenca i përgjigjet Ramës: Më mirë opozitar se sa kusar dhe tradhëtar

Lapsi.al 4 October 2020
Presidenca i përgjigjet Ramës: Më mirë opozitar se sa kusar

Nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, presidenca i është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Presidenca i ka kërkuar kryeministrit të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, duke nënvizuar  se Ilir Meta para se të jetë President dhe opozitar.

Sipas Presidencës, shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

"Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.

Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.

Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.

Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!", reagon Blushi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI