Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një foto së bashke me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“Sot së bashku. Për jetë e mot shqiptarë”, - ka shkruar Haradinaj.
Javën e kaluar është mbajtur mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë motoja e së cilës ishte: “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”.
Meta dhe Haradinaj njihen për përplasjet e tyre me kryeministrin Rama. Ky i fundit e paditi pak kohë më parë Haradinajn për shpifje, por më pas e tërhoqi.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2136709449786791/?type=3