Flash

Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën, së shpejti Porti i Durrësit do të jetë ‘de facto’ edhe porti i Kosovës

Lapsi.al 2 October 2020
Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën,

Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, se dy vendet po punojnë për hapjen totale të kufijve mes tyre.

Kryeministri theksoi se tashmë janë hequr disa barriera në kufij, ku kemi vetëm një ndalesë dhe një kontroll, që ka relaksuar edhe lëvizjen e qytetarëve, por sipas tij, dy Ministrisë e Brendshme do të intensifikojnë punën për të çuar në hapjen përfundimtare të kufirit.

"Deklarata e përbashkët e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve tona mbetet një udhërrëfyes i çmuar për integrimin sa më të ngushtë dhe bashkëpunimin sa më të thelluar në të gjitha fushat mes dy shteteve tona. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca deri në përmbushjen e vizionit tonë të përbashkët mbetet e madhe. Nëse i referohemi mbledhjes së fundit të përbashkët në Pejë mund të konstatojmë se thuajse të gjithë dokumentet e nënshkruara janë në proces zbatimi, ose janë zbatuar. Kontrolli kufitar në pikën e përbashkët në Morinë funksionon sipas parimit një ndalesë, një kontroll, duke bërë që lëvizja e qytetarëve ka qenë më e relaksuar, duke shmangur radhët e gjata. Padyshim që nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktivitetit të paligjshëm apo çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, tha Rama

Më tej, kryeministri deklaroi se së shpejti do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit, duke e kthyer këtë të fundit një port de facto edhe për Kosovën.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI