Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Raiffeisen Bank dhuron 40 mije euro për të përballuar situatën Covid-19

Lapsi.al 24 September 2020
Raiffeisen Bank dhuron 40 mije euro për të përballuar

Raiffeisen Bank është bashkuar me përpjekjet e institucioneve shëndetësore për të përballuar situatën Covid-19 në Shqipëri duke dhuruar një fond prej 40 mije eurosh në ndihmë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, Raiffeisen Bank e sheh këtë dhurim si përmbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj të përgjegjësisë sociale.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni ishte e pranishme Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Dr. Mira Rakacolli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris.

“Jam i kënaqur që kam mundësinë të jap sot mbështetjen tonë me këtë donacion duke i'u përgjigjur kësaj emergjence të shëndetit publik dhe sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet sistemi shëndetësor në këtë situatë të pazakontë. Shpresoj që ky donacion do t’ju vijë në ndihmë për blerjen e pajisjeve të domosdoshme për të përballuar këtë situatë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e sa më shumë jetëve. Gjej rastin të përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të gjithë personelin mjekësor që janë në vijën e parë për punën heroike që po bëni çdo ditë. Ne kemi dhënë vazhdimisht kontributin tonë në fushën e shëndetësisë dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim projekte tjera, si pjesë e përgjegjësisë sonë sociale të korporatës”, tha në fjalën e tij Z. Canacaris.

Gjate fjalës së saj Zv. Ministra e Shëndetësisë Dr. Mira Rakacolli u shpreh: “Shumë faleminderit Raiffeisen Bank dhe çdo biznesi për përgjegjësinë sociale të treguar në këto ditë të vështira të përballjes me Covid19. Të tilla pandemi luftohen duke qenë të gjithë bashkë, duke dhënë të gjithë kontributin tonë. Padyshim që donacioni që ju po kryeni sot do të shkojë në shërbim të luftës me këtë pandemi për të fuqizuar akoma më tej kapacitetet tona".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI