Flash

Korçë/ Ishin duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë

Lapsi.al 24 September 2020
Korçë/ Ishin duke transportuar 4 emigrantë të

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të opeacionit “Perimetri”. Ata u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare bënë me dije se u kapën në flagrancë shtetasit me inicialet F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan të Devollit.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI