Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Avokatët e Ylli Ndroqit: Sekuestro nga SPAK një sulm politik i Erion Veliajt

Lapsi.al 3 August 2020
Avokatët e Ylli Ndroqit: Sekuestro nga SPAK një sulm politik i Erion

SPAK ka sekuestruar sot 26 pasuri të Ylli Ndroqit, pronar i ORA News. Në lidhje me këtë lajm, janë deklaruar avokatët e Ndroqit, të cilët thanë se vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallë më lart të gjyqësorit.

Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.

“Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Kjo është venmdim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambjentet e Policisë së Tiranës.

Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaruan avokatët.

Të këshilluara

Mbytet 68-vjeçari në Zvërnec të Vlorës

Një 68-vjeçar është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut” rreth orës 10:30. Sipas informacioneve zyrtare, shteta...

12:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI