Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa pretendon se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë leje për të ndërtuar kulla tek parku i Liqenit. Me anë të një statusi në Facebook, Ina Zhupa ka publikuar planin e detajuar vendor, në të cilin sipas saj parashikohen kulla deri në 18 kate, të cilat do të ndërtohen nga firma “51N4E”. Më tej, demokratja shton se vendimi është miratuar që më 12 maj të këtij viti duke i hapur rrugë kështu ndërtimit në 61.000 m2 .
“Firma 51N4E e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit,”-shkruan ndër të tjera Zhupa.