Flash

Tritan Kalo: Kemi shumë shtrime të të rinjve në spitale

Lapsi.al 2 August 2020
Tritan Kalo: Kemi shumë shtrime të të rinjve në spitale

Mjeku i njohur Tritan Kalo, mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një apel për të rinjtë ku kërkon që të mos grumbullohen shumë nëpër plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të prindërve.

Ndër të tjera mjeku shkruan "Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..rrezikoni shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë…."

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI