Flash

Saga e vrasjeve në Elbasan/ Telefonata që nxorri në pritë Regis Runajn

Lapsi.al 31 July 2020
Saga e vrasjeve në Elbasan/ Telefonata që nxorri në pritë

Regis Runaj, 23 vjeçari i vrarë mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë. Burimet nga Policia e Elbasanit thonë se ka qenë një telefonatë për takim që e ka nxjerrë të riun nga shtëpia, por nuk dihet se kush është personi apo vendi i takimit. Për të hedhur dritë mbi këtë pistë, policia ka kërkuar zbardhjen e tabulateve të telefonit të 23 vjeçarit.

I riu u gjet i vrarë disa orë më pas në një rrugicë pranë varrezave të Elbasanit. Por një dyshim është se ai mund të jetë vrarë në një tjetër vend dhe aty është hedhur, duke shfrytëzuar zonën jo shumë të frekuentuar dhe mungesën e kamerave të sigurisë

Regis Runaj, njihej si mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më 20 korrik në Elbasan. Sipas ekspertizës ai u qëllua disa herë me thikë, goditje të cilat i morën jetën.

Një prej pistave të hetimit është ajo e hakmarrjes mes grupeve krimiminale, por nuk përjashtohen as pista të tjera

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI