Flash

Paralajmërimi i fortë i Metës: Nuk do ti njoh ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës 

Lapsi.al 16 July 2020
Paralajmërimi i fortë i Metës: Nuk do ti njoh ndryshimet e

"Nuk do ti njoh ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës". Kështu e mbylli fjalën e sotme para mediave Ilir Meta.

Sipas presidentit, lëvizja e mëpasme e Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore e zerojnë marrëveshjen e arritur.

“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”, theksoi Meta, i cili zbuloi dhe dy arsyet kryesore pse është kundër këtyre dy ndryshimeve.

Së pari, "Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë ku përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar, kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvendësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.

Së dyti, "Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e ndalojne qe Kushtetuta të ndryshiojë gjatë gjendjes se jashtëzkonshme dhe kërkjesa e opozitës parlamentare është bërë gjatë kohës së pandemisë, kur në fuqi ishte akoma gjendja e jashtëzakonshme." - argumentoi Meta.

Presidenti u shpreh se të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe lëvizjes së tij.

‘Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi. 

Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese

Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t'i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë'- tha presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI