Flash

Skafistët hedhin drogën në det dhe arratisen, policia gjen vetëm gomonen

Lapsi.al 16 July 2020
Skafistët hedhin drogën në det dhe arratisen, policia gjen

Një gomone është sekuestruar pas 5 orë ndjekjeje hap pas hapi në zonën e plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës. Delta Force e qytetit të Vlorës, Guardia di Finanzia, dhe Roja Bregdetare e Vlorës kanë mundur të lokalizojnë gomonen dhe ta sekuestrojnë atë.

Ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe vazhdoi për në Orikum. Ndërkohë në ndjekje u vu edhe një helikopter, i cili inspektoi gjithçka nga ajri.

Gomonia u sekuestrua ndërsa për fat të keq, nuk u gjet asnjë sasi droge siç pritej. Dyshohet se trafikantët me t’u pikasur nga Policia e kanë hedhur në det lëndën narkotike. Kërkimi për të arrestuar dy skafistët vazhdon.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI