Flash

EMRAT/ Ç’ndodhi në mesnatë dhe kush u përplas me armë në mes të Bllokut në Tiranë

Lapsi.al 16 July 2020
EMRAT/ Ç’ndodhi në mesnatë dhe kush u përplas me

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që ndodhi në mesnatë në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 39-vjeçar. Blutë e kryeqytetit thonë se kanë vënë në pranga autorin kryesor të dyshuar i krimit ndërsa procedim penal ka nisur edhe ndaj të plagosurit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Gazmir Bushaj ndërsa si autor i ngjarjes është arrestuar Rois Babasi. Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39 vjeçari, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se u ngritën pika kontrolli, u bë krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia sqaron se u arrestua në flagrancë 22-vjeçari Rois Babasi, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” edhe 39-vjeçari i plagosur pasi dyshohet se ka goditur me thikë në krah Babasin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI