Flash

Rama nuk tërhiqet: Do i bëjmë koalicionet si në Gjermani dhe Itali

Lapsi.al 16 July 2020
Rama nuk tërhiqet: Do i bëjmë koalicionet si në Gjermani dhe

Kryeministri Edi Rama u mundua në një fjalim të gjatë nga foltorja e Kuvendit tu mbushë mendjen shqiptarëve (sepse atyre në sallë duket se ua ka mbushur) se si do të jenë koalicionet parazgjedhore me ndryshimet e ardhshme kushtetuese që ai këmbëngul t’i miratojë. Për këtë ai mori shembuj nga Gjermania dhe Italia ku sipas tij partitë në koalicion kanë një listë dhe kandidat të përbashkët për kryeministër.

“Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. (ndërhyn Gjuzi nga vendi) Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do ta bëjmë si Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë” - u shpreh ai.

Heqja e koalicioneve parazgjedhore është kundërshtuar fort nga opozita e cila thotë e tashmë marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik ka rënë, por Rama vazhdon me të vetën.

“Ne nuk e grisim marrëveshjen e 5 qershorit. Është marrëveshje e qartë për të dhënë mesazhin që të gjithë janë pjesë e procesit” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI