Flash

Zbulohen pikat ku Rama e shkel marrëveshjen e 5 qershorit dhe mashtron ndërkombëtarët

Lapsi.al 15 July 2020
Zbulohen pikat ku Rama e shkel marrëveshjen e 5 qershorit dhe mashtron

Edi Rama është futur në një spirale të pafundme mashtrimesh. Këtë bëri edhe sot kur deklaroi se  ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet pra as marrëveshjen e 5 qershorit që ai thotë se do ta votojë të plotë. "Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta” tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi

Po çfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetutes, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës.

 

Ky nuk është neni i vetëm, që nxjerr zbuluar fatin se Edi Rama po prish marrëveshjen me heqjen e koalicioneve

Në nenin 36 të draftit të dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Sic duket qartë, e zezë mbi të bardhë : PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

 

 

Të këshilluara

Presidenca zbardh takimin Meta-Basha (Detaje)

Presidenca reagoi duke dhënë detaje për takimin Meta-Basha të paradites së sotme.  Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucion...

13:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI