Flash

"Dybala ndryshe nga unë, do t'i kishte pëlqyer avokatit": Platini elozhe numrit 10 të Juventus

Lapsi.al 15 July 2020
"Dybala ndryshe nga unë, do t'i kishte pëlqyer

Michel Platini është nga ata që futbollin e bukur e pëlqejnë e Paolo Dybala është nga ata që me elegancën në fushë të bën për vete. E ka bërë edhe Le Roi, dikur ish-numri 10 i Juventus, që tashmë sheh fanellën e tij të trashëgohet në shpinën e argjentinasit, për të cilin bën një konstatim të rëndësishëm: "Shumë i aftë në fushë e duket një njeri i mirë, do t'i kishte pëlqyer Avokat Agnellit".

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, ish-kreu i UEFA-s ka vazhduar elozhet për Dybala, duke bërë edhe një krahasim me veten: "Në krahasim me mua, është më tepër sulmues, më maradonesk, unë isha një mesfushor që shënojë shumë gola e tërhiqja skuadrën. Më shumë se ai: nuk është se nuk e bën, por ai është një sulmues".

Në fund, nuk mund të mungonte komenti mbi lojtarin më përfaqësues të bardhezinjve, lojtari që në 2020 ka marrë përsipër plotësisht skuadrën, duke e udhëhequr drejt objektivave në Serie A e me ëndërrën Champions: "Ronaldo? Nuk diskutohet, një lojtar i jashtëzakonshëm".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI