Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

"I kapa me shkelma, por tani dukem si boksier": Cellino tregoi grushtat me grabitësit e orës

Lapsi.al 14 July 2020
"I kapa me shkelma, por tani dukem si boksier": Cellino tregoi

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka në fytyrë shenjat e dukshme të konfrontimit me dy keqbërësit, ndërsa përbrenda tërbimin për agresionin e të dielës pasdite në Padenghe sul Garda. Objektivi i grabitësve ishte ora, një Patek Philippe. Cellino arriti ta shpëtojë orën, por ka marrë një goditje në hundë, kur u përplas me derën e makinës që kishte mbetur hapur. "Nuk është frakturë — ka treguar për Corriere della Sera —. Dukem si boksier, jam i enjtur e kam dhimbje. Erdhi një mjek në shtëpi e ma rregulloi. Isha shumë i nervozuar, as nuk e kisha kuptuar që isha vrarë, e kuptova kur u ktheva në shtëpi, që kishte dicka që nuk shkonte, nga fytyra e gruas kur më pa. Isha gjithë gjak në fytyrë e me dhimbje në hundë. Nuk e kujtoj as momentin kur u vrara, isha kaq nervoz sa hipa në makinë dhe ika pa bërë as denoncim".

AGRESIONI— Cellino shpjegoi se kishte vajtur në supermarket përtë marrë bateri për kitaren elektrike. "Isha në makinë e pashë para meje një me motor, me kaskën në serbator e maskë në fytyrë, ndërsa kur ndeza makinën dhe u hapën pasqyrat, pashë një tjetër që erdhi nga pas me kaskë në dorë. Pata kohë të reagoj, të kthehesha e të kapja kaskën për të evituar që të ma jepte kokës". Presidenti i Brescias tregon si e goditi me shkelma bashkëpunëtorin. "Më thoshte në frengjisht të ndaloja".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI