Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Guardiola ekzaltohet nga 'falja' e CAS, Mou e Klopp pyesin" Nëse nuk janë fajtor, përse gjobiten 10 milionë euro?"

Lapsi.al 14 July 2020
Guardiola ekzaltohet nga 'falja' e CAS, Mou e Klopp pyesin"

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) që hoqi skualifikimin për dy vjet nga kupat europiane ndaj Manchester City, skuadra e Guardiolas përgatitet të kthehet në fushë në Premier League, por debati kryesor duket se është vendimi i CAS në Lozanë, që përmbysi vendimin e 14 shkurtit, duke e kthyer gjithcka në një gjobë të thjeshtë (10 mln): "Jam thellësisht i lumtur për vendimin e djeshëm. U thanë shumë falsitete, por klubi veproi gjithnjë në mënyrë të rregullt e fitoi në fushë" ka thënë tekniku i Citizens në konferencë për shtyp.

"Si kam përsëritur shumë herë, nëse do kishim bërë dicka të gabuar do pranonim vendimin e Uefa-s e të CAS-it. Kishim të drejtën të mbroheshim dhe e bëmë, duke besuar në korrektësinë e punës sonë. Të shumtë ata që na kritikuan, por gaboheshin. Në 10 vjet klubi është rritur shumë e ka investuar shumë, si edhe skuadra të tjera në Europë. Nuk u skualifikuam sepse ndoqëm rregullat e Fair Play Financiar, përndryshe do na kishin dënuar" përfundoi Guardiola.

Fjalë që në fakt nuk gjejnë dakordësi fare tek kolegët e tij, Klopp e Mourinho, që kanë kritikuar vendimin e CAS: "Jam i lumtur që City mund të luajë në Champions League, por nuk mendoj se ishte një ditë e bukur për futbollin, të jemi të ndershëm - ka thënë tekniku i Liverpool, që pastaj shtoi - Fair Play Financiar ekziston për të mbrojtur klubin, për të mbrojtur kompeticionin. Kjo ishte idea origjinale, ajo që asnjë klub të mos shpenzonte shumë e kështu me radhë. Klubet duhet të gjejnë mënyrën që të mund të shpenzojnë në bazë të mundësive reale".

Shumë më i ashpër José Mourinho, që nuk përdori fjalë të mesme, kur e përcaktoi vendimin "të turpshëm" e ngriti pyetjen: "Nëse City nuk është fajtor përse sanksionohet 10 milionë euro?. Nëse nuk je fajtor nuk duhet të kesh gjobë - shtoi tekniku i Tottenham në konferencë për shtyp - Nëse janë fajtorë edhe vendimi është i turpshëm e duhet të përjashtohen nga kompeticioni. Nuk e di nëse Manchester City është fajtor ose jo, por në të dy rastet është një vendim i turpshëm".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI