Flash

Barcelona fut në lojë senatorët, Suarez i bën ftesë Lautaros: "Do e ndihmojmë të ambjentohet"

Lapsi.al 15 July 2020
Barcelona fut në lojë senatorët, Suarez i bën ftesë

Jo vetëm Lionel Messi, por tani edhe një tjetër lojtar i madh i Barcelonës del hapur, duke "thërritur" Lautaro Martinez në Katalonjë: "Është një lojtar i madh - ka thënë Luis Suarez në një intervistë për të përditshmen Sport - Është në një periudhë që po luan në nivele shumë të larta tek Inter. Nuk është e lehtë të shkosh në Itali nga Argjentina e të tregosh gjithcka po tregon ai, sidomos në një futboll të komplikuar si ai italian. Është i ri, nëse vjen tek Barcelona do ta ndihmojmë të ambjentohet".

Suarez, në këtë mënyrë, sheh përpara e mendon si mund ti japë një ndihmë Lautaros në rast kalimi në blaugrana, duke konfirmuar se ardhja e sulmuesit mbështetet nga senatorët e dhomave të zhveshjes katalnase: "Do të mundohemi ta ndihmojmë për tu ndjerë sa më mirë". Fjalët e thëna nga uruguajani, theksojnë mediat katalanase, është një 'endorsement' i rëndësishëm, sepse Lautaro mund të jetë lojtari i destinuar të marrë trashëgiminë e tij në terma taktikë.

Fjalët e Pistoleros, sidoqoftë, evidentojnë se si në kampin e Barças po mundohen ta vendosin nën presion Interin, edhe pas përfundimit të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Sulmuesi argjentinas është objektivi i madh i merkatos e manovrat për ta marrë kanë hyrë në fazën e nxehtë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI