Flash

Manchester City rikthehet në Champions, nga Spanja ngrenë zërin: "CAS nuk është në lartësinë e duhur"

Lapsi.al 13 July 2020
Manchester City rikthehet në Champions, nga Spanja ngrenë zërin:

CAS rehabilitoi Manchester City që kështu mund të marrë pjesë në kupat europiane, por ka nga ata që nuk janë dakord me këtë gjë. Protesta e parë megjithatë nuk ka ardhur nga Premier League, ku shumë klube shpresonin të përfitonin nga vendi i mundshëm bosh i lënë nga Citiznes, por nga Liga që përmes presidentit Tebas sulmon: "CAS nuk është në lartësinë e detyrës, duhet të rivlerësojmë nëse është organizmi i duhur".

"Duhet të rikonsiderojmë nëse CAS është organizmi i përshtatshëm për të apeluar për vendimet institucionale në futboll. Zvicra është një vend me histori të madhe të arbitrazhit, CAS nuk është në lartësinë e standardit" ka thënë numëri 1 i La Liga për Chiringuito TV.

Tebas, në mbrojtje të futbollit spanjoll e mbi të gjitha të Real Madrid e Barcellona, prej kohësh ka ndërmarrë një betejë kundër City, por edhe Psg duke i përcaktuar "problemi i madh i futbollit europian: kanë kompani pas tyre që nuk e kanë problem të humbasin para". Në fakt, në lidhje me sanksionin fillestar të Uefa ndaj anglezëe TRebas kishte deklaruar: "Më në fund po marrin masa, në lidhje me rregullat e Fair Play Financiar e po dënojnë ata që i thyejnë. Kjo është esenciale për të ardhmen e futbollit".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI