Flash

Shërohet pacienti i parë në botë me HIV-AIDS

Lapsi.al 12 July 2020
Shërohet pacienti i parë në botë me HIV-AIDS

Në konferencën e 23-të Ndërkombëtare kundër AIDS u prezatua rasti i një pacienti nga San Paolo e Brazilit i cili nuk kishte asnjë shenjë të HIV më shumë se 1 vit pasi kishte përfunduar terapinë. Pacienti është një 36-vjeçar për të cilin u tha se mbaroi një terapi anti-retrovirale në mars 2019. Megjithatë lajmi ngriti dyshime të shumta në komunitetin shkencor. Për më tepër, të dhënat janë paraprake edhe për shkak se nga 5 personat që morën trajtimin, vetëm 1 thuhet se është shëruar.

Jürgen Rockstroh, profesor dhe doktor i mjekësisë në Bon të Gjermanisë tha se "këto janë gjetje emocionuese, por ato janë shumë të parakohshme”. Sipas tij "kjo i ndodhi vetëm një personi dhe vetëm një personi, por nuk pati sukses në 4 të tjerë duke marrë të njëjtin trajtim”.

Nëse çështja do të vërtetohej, do të ishte një zbulim monumental. Sidoqoftë, shkencëtarët brazilianë thonë se rezultatet nuk janë konfirmuar ende dhe testimi po vazhdon.

Në këtë konferencë u prezantuan edhe rastet e 2 pacientëve me HIV në Londër dhe Berlin të cilët iu nënshtruan një operacioni të rrezikshëm duke bërë transplantin e palcës të cilën e morën nga një donator veçantë i cili u zbulua se kishte imunitet natyror ndaj HIV.

Por edhe kjo procedurë është ende e pasigurt dhe mund të çojë në humbjen e jetës së pacientit pasi ndodh që trupi i pacientit e refuzon transplantin. Deri tani janë zbuluar disa antiviralë që e dobësojnë virusin HIV, por jo që ta eliminojnë atë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI