Flash

Reagon Erdogan: Shën Sofia është çështja jonë

Lapsi.al 12 July 2020
Reagon Erdogan: Shën Sofia është çështja jonë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se çështja e kishës Shën Sofia është çështje vetëm e Turqisë.

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është  çështje jona e brendshme”, tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.

Në një intervistë për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sophia .

Presidenti turk, tha se vendimi për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë". 

Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”. 

“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin", tha Rexhep Tajip Erdogan.

“Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë." 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI