Flash

Mblidhet të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Lapsi.al 12 July 2020
Mblidhet të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës,

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim.

Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi 2 nga pretendimet më të forta të mazhorancës. I pari lidhet me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale. Venecia tha se Presidenti nuk i kishte tejkaluar kompetencat përderisa një gjë e tillë nuk ndalohej nga Kushtetuta dhe se kjo nuk ishte e mjaftueshme për shkarkim.

Pika e dytë është ajo e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Venecia i dha sërish të drejtë Presidentit në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe pezullimin e betimit të Arta Vorpsit dhe zgjedhjen e Marisa Xhaferllari, edhe pse nuk kishte renditjen më të mirë nga KED.

Mbetet të shihet tashmë vendimi i mazhorancës që kohët e fundit ka dhënë sinjale tërheqjeje nga nisma për shkarkimin e kreut të shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI