Flash

Mbi 530 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, cilat janë sonat më të rrezikuara

Lapsi.al 5 July 2020
Mbi 530 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, cilat

Të vdekurit dhe të infektuarit nga koronavirusi në botë vijojnë të rriten me ritme të larta. Deri tani në botë janë regjistruar 11,299,667 persona të infektuar me COVID-19 nga të cilët humbën jetën 531,515 persona.

Ndër vendet me të infektuarit më të lartë sot është India dhe Maroku. Situata është shqetësuese në Nju Delhi, ku sapo është përuruar një strukturë për trajtimin e pacientëve me koronavirus dhe është e madhe sa 20 fusha futbolli.

India në 24 orët e fundit ka regjistruar 25 mijë raste të reja me koronavirus dhe 613 të vdekur. Vendi i parë mbahet nga SHBA me 2,840,159 persona nga të cilët kanë vdekur 129,689.

Më pas është Brazili me 1,577,004 dhe 64,265. Pas Brazilit është Rusia me 680,283 të infektuar dhe 10,145 të vdekur. Më pas është India me 673,165 dhe 19,268.

Ndërsa në Galici në Spanjën veriperëndimore rreth 70 mijë persona janë në karantinë. Sipas El Pais duke cituar burime pranë ministrisë së Shëndetësisë, qeveria dekretoi kufizimin e banorëve të La Marina ku pati një shpërthim të rasteve me koronavirus në mbi 100 të tillë.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë por që kohët e fundit ishte drejt përmirësimit të gjendjes. Deri tani në Spanjë kanë regjistruar 250,545 të infektuar me COVID-19 nga të cilët kanë humbur jetën 28,385. Por në Spanjë prej disa javësh nuk ka më viktima.

Të këshilluara

Rrebesh në Dhërmi (VIDEO)

Rrebesh në Dhërmi. Reshje të forta shiu raportohen në jug të vendit. Prishja e kohës ishte parashikuar nga sinoptikanët dhe pritet te vazhdojë der në ora 3 të d...

12:00

Trafik njerëzish, pranga 3 të rinjve

Tre persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur...

10:59

74 raste të reja me koronavirus

74 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Shendetesise. Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga...

10:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI