Flash

Dikush ndali 30 minuta oksigjenin/ Dyshime për 4 vdekjet e fundit në spitalin e Prishtinës

Lapsi.al 5 July 2020
Dikush ndali 30 minuta oksigjenin/ Dyshime për 4 vdekjet e fundit në

Paraditen e kësaj të diele mediat e Kosovës raportuan se gjatë natës ndërruan jetë 4 pacientë në Qendrën Infektive. Sipas të njëjtave burime shkak i jetëve të humbura ishte mosfunksionimi i respiratorëve të oksigjenit. Në orët e para të mëngjesit klinika është parë e rrethuar nga forca të shumta të policisë, por nuk ka pasur një reagim zyrtar për çështjen duke shtuar dyshimet.

Reagimet kanë qenë të shumta, por kryeministri Avdullah Hoti tha se "nëse ka pasur shkelje të protokolleve do të mbahen përgjegjësi për ata që i kanë shkelur". Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në Facebook thotë se “dikush është duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar në Kosovë për të shkaktuar sabotim të punës”.

“Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politikë që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”, - tha ministri pa dhënë detaje.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për zbardhjen e çdo dyshimi rreth natyrës së vdekjes së 4 personave në orët e para të së dielës. Përmes një deklarate për mediat ministria thotë se "të gjithë këta pacientë kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së".

Indeksonline shkruan se brenda hetuesisë është bërë me dije se në orën 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin. Përgjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19. Të njëjtat burime thanë se është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rrebesh në Dhërmi (VIDEO)

Rrebesh në Dhërmi. Reshje të forta shiu raportohen në jug të vendit. Prishja e kohës ishte parashikuar nga sinoptikanët dhe pritet te vazhdojë der në ora 3 të d...

12:00

Trafik njerëzish, pranga 3 të rinjve

Tre persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur...

10:59

74 raste të reja me koronavirus

74 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Shendetesise. Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga...

10:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI