Flash

Përkeqësohet situata nga Covid në Kosovë, qeveria ashpërson masat kufizuese

Lapsi.al 1 July 2020
Përkeqësohet situata nga Covid në Kosovë, qeveria

Përballë përkeqësimit të situatës dhe rritjes së përhapjes së Covid-19, qeveria e Kosovës miratoi ashpërsimin e masave kufizuese. Në një vendim të ekzekutivit me 28 pika, thuhet se institucionet private duhet të mbyllen nëse rezulton ndonjë rast pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu, kërkohet që në mënyrë strikte të respektohet distancimi fizik, mbajtja e maskave mbrojtëse dhe masat higjienosanitare.

Kosova nuk është i vetmi vend i rajonit që po vuan rritjen e shifrave ditore pas rihapjes së ekonomisë. Maqedonia e Veriut vijon të raportojë bilance tepër të hidhura. Në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima të moshës nga 51 deri në 64 vjeç, si dhe 120 raste të reja me Covid-19 nga rreth 1 000 testime të kryera. Lajmi i mirë është që në ditën e fundit u shëruan 123 pacientë. Që prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet raporton më tepër se 6400 të prekur nga koronavirusi dhe 306 humbje jetësh.

Situatë pak më e mirë paraqitet në Mal të Zi, edhe pse shifrat janë në rritje. 28 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, me rreth 250 raste aktive.

Bilanci është rritur ndjeshëm edhe në Serbi, që raporton 272 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI