Flash

Çmendet Erdogan, paralajmëron mbylljen e mediave sociale: Këto platforma nuk i përshaten kombit turk

Lapsi.al 1 July 2020
Çmendet Erdogan, paralajmëron mbylljen e mediave sociale: Këto

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se familja e tij ishte fyer në internet.

Ministri i Financave Berat Albayrak, dhëndri i Erdoganit, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se kishte lindur fëmija i tij i katërt. Gruaja e Albayrak, Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Presidenti Erdogan njoftoi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t’i mbyllim, t’i kontrollojmë ato duke sjellë një projekt-ligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke./ REL

Të këshilluara

Aksion në Tiranë, arrestohen 13 persona

Policia e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, gjatë disa operacioneve për parandal...

15:34

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 14:50 të mesditës së sotme në Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije se një mjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, ...

15:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI