Flash

Haradinaj: Gjatë presidencës gjermane liberalizohen vizat për Kosovën, Merkel i kupton nevojat tona

Lapsi.al 1 July 2020
Haradinaj: Gjatë presidencës gjermane liberalizohen vizat për

Gjermania ka marrë presidencën e Këshillit Europian për gjashtëmujorin e dytë të vitit. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, beson se gjatë kësaj peruidhe do të liberalizohen vizat për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel i kupton nevojat e Kosovës si askush tjetër në BE.

Postimi i Haradinajt në Facebook

''Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t'i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

RH''

Të këshilluara

Aksion në Tiranë, arrestohen 13 persona

Policia e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, gjatë disa operacioneve për parandal...

15:34

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 14:50 të mesditës së sotme në Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije se një mjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, ...

15:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI