Flash

Koncensioni i rrugës Milot-Fier, PD: Afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje, Rama-Balluku kanë paracaktuar fituesin

Lapsi.al 1 July 2020
Koncensioni i rrugës Milot-Fier, PD: Afera më e madhe korruptive e

‘Rruga Milot-Fier prej 1.2 miliardë euro është afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje., tha shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, ‘Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë paracaktuar fituesin’.

‘Shqiptarët do të paguajnë para për të kaluarën në autostradat dhe rrugët ekzistuese. Një udhëtim vajtje-ardhje Milot-Fier do të kushtojë 17,4 euro’, deklaroi Teliti.

Sipas tij, ‘çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit para zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e re. Do të verifikojmë ligjshmërinë e çdo vendimi të qeverisë në ikje’.

Deklaratë e PD, Dorian Teliti, drejtori i kabinetit të kryetarit Lulzim Basha:

Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar.

Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Bizneset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.

Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.

Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje.

Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.

Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.

Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.

Të këshilluara

Aksion në Tiranë, arrestohen 13 persona

Policia e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, gjatë disa operacioneve për parandal...

15:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI