Flash

Hapet gara 1.2 miliardë euro për Milot-Fierin, si e justifikon Rama PPP-në e radhës

Lapsi.al 1 July 2020
Hapet gara 1.2 miliardë euro për Milot-Fierin, si e justifikon Rama

Rama hapi garën për autostradën Milot-Fier, duke thënë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP.

Rama tha se Korridori blu ishte pjesë e procesit të Berlinit, por për shkak të vonesave dhe burokracive qeveria shqiptare nuk do të priste deri në pafundësi por u veprua me PPP.

"Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit. Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë.

Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. Të sulmuara egërsisht nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje që ne jemi përpjekur të bëjmë.

Më pas në kushtet e një situate të re të krijuar kur u angazhuam në paktin për Universitetin, ne zhvendosëm gjithë volumin e Thumanë- Kashar, tek transformimi i të gjitha kushteve të jetesës dhe të mësimit të studentëve. Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.”- tha Rama.

Kryeministri theksoi se aksi Milot-Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.

Të këshilluara

Koronavirusi/ 2 viktima të tjera në 24 orë

Në përditësimin e sotëm, ku u bënë me dije rastet e reja të infektimeve në vend, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë nga Cov...

10:55

45 raste të reja me koronavirus në vend

45 raste të reja janë zbuluar 24 orët e fundit me Covid 19 në vend. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë. NJOFTIMI  Vijon të ketë shtrime të reja n...

10:51

Përplaset për vdekje i moshuari në Vlorë

Një këmbësor i moshuar u godit nga një makinë në Vlorë dhe mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 kor...

09:19

Lëkundje tërmeti në vend

tërmet me magnitudë 3.9 ka rënë mëngjesin e sotëm në Vithkuq të Korçës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme material. Tërmeti, sipas IGJEUM, goditi në...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI